SHBA tregon cili është qëllimi i tyre në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

SHBA tregon cili është qëllimi i tyre në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:04
Flamuri amerikan

Ministria  e punëve të jashtme të ShBA-ve ka shprehur kënaqësinë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE, ndërkohë që ka shtuar se mbështet dialogun që si qëllim ka arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit,  transmetoi “Zëri i Amerikës”  përcjell “Bota Sot”.

“Jemi të kënaqur që BE organizoi takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe ne ofrojmë mbështetjen e plotë”, thuhet në përgjigjen e shkruar të zëdhënësit të paemëruar nga Departamenti i Shtetit në pyetjen e Zërit të Amerikës për vazhdimin e dialogut mes dy palëve.

“Qëllimi ynë është arritja e marrëveshjes që do arrihet nga të dy palët që duhet të jetë gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve. Normalizimi është çështje kyçe e sigurimit të stabilitetit, përparimit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Si dihet në Bruksel të enjten pas 20 muajve ndërprerje u vazhdua dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës me takimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti në pranit të përfaqësuesit të lartë të BE-së Borel dhe të dërguarit special Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat