Ky është i riu që vdiq sot në aksident me paragllajdë

Lajme

Ky është i riu që vdiq sot në aksident me paragllajdë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.

Njoftimin e kanë bërë familajrë të tij në rrjetin social Facebook, e më pas edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.

Ky i fundit i ka shkruar edhe një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve. Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Gërxhaliu humbi jetën pasi u përplas me një paragllajdist tjetër.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat