Krasniqi: 564 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet rajonale – 38 në gjendje të rëndë

Lajme

Krasniqi: 564 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet rajonale – 38 në gjendje të rëndë

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Ushtruesi i detyrës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, bëri të ditur gjatë vizitës në Gjilan se në Qendren Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet regjionale janë duke u trajtuar 564 pacientë.

Prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirusi ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultateve.

“Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve” .

“Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore janë të kyçur për respiratorë, 14 janë të intubuar ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur për respiratorë”.

Krasniqi gjatë vizitës në Gjilan bëri të ditur se edhe spitali i Gjilanit po jep kontribut në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Ne kemi filluar një qasje të regjionalizimit të pacientëve të atyre që kanë nevojë për spitalizim dhe në këtë drejtim edhe spitali i Gjilanit po jep kontribut duke trajtuar rastet më të lehta që kanë nevojë për spitalizim”.

“Nga sot spitali i Gjilanit ka 6 respiratorë për të trajtuar pacientët që kanë nevojë”, deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat