Familja e Haki Imerit reagon pasi Thaçi theu heshtjen për intervistimin në Hagë

Lajme

Familja e Haki Imerit reagon pasi Thaçi theu heshtjen për intervistimin në Hagë

Nga: E.R Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:13
Haki Imeri

Nga familja e ish-veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit kanë reaguar sërish, në reagimin e tyre të fundit kanë shkruar për intervistimin e Thaçit në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë shkruar se Thaçi ka thënë se nuk ka bërë krime por e këtë e ka thënë njëjës e jo shumës, më pas ka thënë se do të shpallet i pafajshëm por duke mos i përmendur shokët e tij, sipas tyre ai ka bërë mirë qe e ka thyer heshtjen sepse dikush duhet të fliste për të gjitha, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Presidenti theu heshtjen ne Hage, dhe mire beri..

-Cka tha Pesidenti gjate intervistimit nuk eshte e rendesishme , e rendesishme eshte cka e pyten prokuroret

-presidenti tha pas kthimit nga Haga se seancat ishin "produktive" nuk eshte qarte cka mund te kuptohet me prduktive ne kete kontekst prokuror -i dyshuar

-kur nje prokuror te trajon si te dyshuar per nje veprimtari kriminale dhe kur nje i dyshuar gjegjet per pretendimet e prokurorit cka do te thote "produktive " ne aspektin logjik te ketij konteksti...

-presidenti tha se prokurori e ka pyttur per te gjitha "pretendimet" ndersa ne anen tjeter thote qe nuk e kane pytur per vrasjet politike ose te pasluftes mbase ligjerisht kete
interval kohor e mbulon mandati i gjykates speciale...

-keshilltari i presidentit tha se presienti po merret ne pytje per shpifjet e serbise ( shpifje e serbise e konsiderojme shtepine e verdhe) ndersa presidenti tha qe nuk eshte pytur per shtepine e verdhe ...Kush po genjen tani presidenti apo keshilltari i tij ?

-pas nje intervistimi te mundimshem dhe maratonik me ne fund presidenti erdhi ne Kosove "faqebardhe" dhe e shpalli pafajesine e vet...

-presidenti tha se ai nuk ka bere krime.. e tha ne njejes, nuk e tha ne shumes, nuk kemi bere krime , si ta kuptojme kete ligjerate te presidentit?!

- pas perfundimit te intervistimit presidenti konstatoj se ai do te shpallet i pafajshem , nuk e tha qe ai dhe shoket do te shpallen te pafajshem edhe ketu diçka po çalon...

-shumica e "shokeve " te tij me keshilla nga lart u "mbrojten ne heshtje, teksa ate heshtje per kater dite rresht e theu presidenti..

-mire ke bere president qe ke fol se tek e fundit dikush duhet te flas per te gjitha... kuptohet roli i me te madhit duhet te respektohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat