Gjuriq: Hoti mund të ëndërrojë, kurrë nuk do të bisedojmë për njohjen e Kosovës

Lajme

Gjuriq: Hoti mund të ëndërrojë, kurrë nuk do të bisedojmë për njohjen e Kosovës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:39
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “qëllimisht po mashtron, para së gjithash, opinionin vendor dhe ndërkombëtar, se në Bruksel të enjten do të diskutohet për marrëveshjen e njohjes së  pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme .

“Hoti mund vetëm të ëndërrojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe çdo ditë është më larg saj. Ai dhe Isa Mustafa mund t’ia  njohin vetëm njëri-tjetrit”, tha Gjuriq, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Beta, Gjuriq ka thënë se “në takimin e Brukselit [të enjten[, në rend të ditës fillimisht do të jenë detyrimet e Prishtinës të marra përgjatë dialogut të deritashëm në Bruksel, pastaj përpjekja për normalizimin e bashkëpunimit ekonomik, sepse kjo është ajo që shqetëson njerëzit e zakonshëm, si dhe çështja e personave të zhdukur, që është një borxh ndaj familjeve të viktimave”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik.

Këto komente Hoti i bëri në  konferencën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, teksa njoftoi se të enjten në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve. Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë dialog teknik, por vetëm politik për njohje reciproke. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat