E kërkonte Interpoli, “FAST” i Policisë së Kosovës arreston belgun në Klinë

Lajme

E kërkonte Interpoli, “FAST” i Policisë së Kosovës arreston belgun në Klinë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Një shtetas i Belgjikës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

Burimet brenda policisë kanë thënë se Njësiti “Fast”, i cili merret ekskluzivisht me personat e kërkuar, ka arrestuar sot në Klinë belgun me inicialet P.B., i cili ishte nën “llupën” e Interpolit për shitje të drogës.

Belgu ishte i dënuar me 20 vjet për trafikim të drogës.

Njësiti “Fast” ishte në asistim edhe të Njësisë Speciale të Rajonit të Mitrovicës të cilët me sukses kanë përfunduar operacionin.

Belgu është dërguar në njërin nga stacionet e policisë për tu intervistuar ndërsa autoritetet kosovare, në bashkëpunim me ato të Belgjikës, do të punojnë për ekstradimin e të kërkuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat