Zbulohen detaje të reja për organizatën “Syri i Popullit”, ja kush qëndron prapa saj, përmenden emrat, kush tentoi eliminimin e Vllasit dhe Jasharit?

Lajme

Zbulohen detaje të reja për organizatën “Syri i Popullit”, ja kush qëndron prapa saj, përmenden emrat, kush tentoi eliminimin e Vllasit dhe Jasharit?

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:18
Murat Jashari dhe Azem Vllasi

Pas rikthimit në rigjykim të rastit të organizatës “Syri i Popullit” ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se me plot të drejt Gjykata e ka kthy në rigjykim këtë rast të kësaj organizate që e quan fantome.

Miftari thotë se kjo organizatë fantome është e presidentit Hashim Thaçi. Ilmi Reçicës dhe Kadri Veselit, duke shtuar se çfarë do të bëhet tash me informatorin e AKI-së dhe SHIK-ut që ishte koordinator kryesor i kësaj organizate?

Sipas Miftarit ndoshta më vonë sqarohet e vërteta se kush deshi ta eliminoj Azem Vllasin dhe Murat Jasharin.

Postimi i plotë:

Syri i AKI filiales të Shik-ut

Pasi tash gjykata me plot të drejt e paska kthy në një rigjykim të ri "Syrin e Popullit" kjo organizatë fantome e Hashim Thaçit, Ilmi Reçiçes, Kadri Veselit tash çka bëhet me një informator zyrtar të AKI-SHIK-ut që ishte në këtë organizatë si koordinator kryesor!

Ndoshta sqarohet e vërteta ma vonë se kush deshi ta eliminoj fizikisht Azem Vllasin dhe Murat Jasharin dhe ti eliminoj pastaj politikisht përmes ligjit gjithë kundërshtarët politik të Hashim Thaçit me gjykata, prokuror dhe me polici!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat