Gjendja e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

Lajme

Gjendja e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 09:05
Foto Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Prej tyre 48 janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 16 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët e shtrirë, 20 janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

Deri më tani në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 40 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Nga personeli i spitalit, 5 mjekë, 7 infermierë dhe 2 bioinxhinjer janë të infektuar me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 2 lindje, të dyja me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje, 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

Brenda një dite janë kryer 10 operacione, ndërsa 184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,325 analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat