Familjarët e policit që vdiq nga COVID-19, raportojnë në polici Spitalin e Gjakovës

Lajme

Familjarët e policit që vdiq nga COVID-19, raportojnë në polici Spitalin e Gjakovës

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:05
Ilir Gjokaj

Më 17 korrik humbi betejën me COVID-19 polici nga Gjakova, Ilir Gjokaj, i cili ishte vetëm 39 vjeçar.

Familja e tij reaguan duke e kujtuar me shumë pikëllim policin, por nuk u ndalën me kaq.

Media mëson se gruaja dhe motra e policit Gjokaj, ditën e djeshme kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, duke thënë se dyshojnë në trajtimin që ka marrë në Spitalin e Gjakovës.

Sipas burimeve brenda Spitalit, familja po dyshon se Iliri nuk u trajtua si duhet dhe, sipas tyre, kjo solli deri tek humbja e jetës.

Iliri që la pas gruan me dy fëmijë, ishte hospitalizuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë që nga 10 korriku, ku vdiq pas 7 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat