Hulumtimi në Serbi: 46 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk mund të kthej sovranitetin mbi Kosovën

Lajme

Hulumtimi në Serbi: 46 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk mund të kthej sovranitetin mbi Kosovën

Nga: F. B. Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Në një hulumtim opinioni ët kryer në marsin e këtij viti –rezultatet e të cilës u bënë sot të ditur ku morën pjesë 1 mije e 203 të anketuar u krye nga Instituti për Punë Evropiane në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese “Ninamedia”, 46 për qind e të anketuarve mendojnë se Serbia nuk mund të kthej sovranitetin mbi Kosovën, ndërkohë që 66 % e tyre në një referendum do të ishin kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Në hulumtimin e kryer nga 6 deri 12 mars 42 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë se Kosova është e humbur, 12 për qind janë të pavendosur ndërsa pjesa tjetër mendojnë se Kosova nuk është humbur.

Hulumtimi i kryer dëshmon se nëse nesër do të mbahej një referendum në lidhje me pavarësinë e Kosovës shumica e qytetarëve – 66 % do të ishin kundër, 9 % janë për dhe 14 përkatësisht 11  nuk do votonin dhe nuk janë përcaktuar si do votonin.

Rreth 53% e të anketuarve mendojnë se qeveria aktuale nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që 27 % mendojnë se qeveria do ta bëjë atë.

Qëndrimin se qeveria nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës e mbështesin qytetarët më të vjetër se 45 vjet, qytetarët e Serbisë jugore e lindore dhe vendbanimeve rurale, ndërsa me rritjen e nivelit të arsimimit ulet numri i të anketuarve që mendojnë se kjo qeveri nuk do të pranoj Kosovën.

Gati pothuajse gjysma e të anketuarve - 46% mendojnë se nuk është e mundur që Serbia përsëri të realizoj sovranitetin ndaj Kosovës, ndërsa 38% mendojnë se ka mundësi e 16% janë të pa përcaktuar.

Plani i presidenti Vuçiq që Kosovës do i sillte pavarësi, ndërsa qytetarëve të Serbisë shtet stabil dhe standard më të mirë do ta mbështesnin 57% , ndërkohë që 23% do e bënin këtë dhe është interesant se ata që nuk mbështesin këtë plan janë kryesisht meshkujt  dhe personat mbi 45 vjet nga mjediset urbane.

Hulumtimi është kryer në mjedise të ndryshme të Serbisë dhe kishte 1203 qytetarë që morën pjesë në te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat