Peci: Ukaj i tha kryetares Osmani ‘Ule gishtin se ta fus në b***’

Lajme

Peci: Ukaj i tha kryetares Osmani ‘Ule gishtin se ta fus në b***’

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:02
Faton Peci

Faton Peci – shef i kabinetit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka thënë se deputeti Xhavit Ukaj ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese ndaj Kryetares së Kuvendit.

I pyetur rreth asaj që është raportuar nëpër media të shkruara “Ule gishtin se ta fus në b****”, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se kjo është vetëm një pjesë e fjalëve fyese që Ukaj i ka përdorur ndaj Osmanit.

“Janë shumë fjalë që nuk janë dëgjuar. Po tentoj që me pak fjalë të shpjegoj. E para Ganimete Musliu e ka kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës, por e ka bërë në konsultim me Osmanin”.

“Osmani ia ka lejuar fjalën asaj që të diskutojë në mënyrë që të qartësohet, ndërsa ajo ka abuzuar me këtë lëshim që e ka bërë Osmani për një interes dhe ka filluar me gjuhë jo parlamentare”.

“Si rrjedhojë e kësaj, deputeti në fjalë [Ukaj] është ngritur në këmbë, ka përdorur gjuhë banale. Osmani ja ka tërhequr vërejtjen”.

“Ka qenë një veprim barbar. Nuk mund ta sqaroj për opinionin sepse janë shumë fjalë të rënda – e ka parë e gjithë Kosova, por nuk i kanë dëgjuar fjalët”.

“Është gjuhë shumë e ultë dhe unë nuk dëshiroj të dëgjohen ato tek familjet e kosovare. Njohësit e çështjeve juridike po i vlerësojnë këtë gjuhë të Ukajt si kërcënim dhe vepër penale”.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a është e vërtetë që Xhavit Ukaj i ka thënë Vjosa Osmanit “ule gishtin se ta fus në b****”, Faton Peci është përgjigjur se “kjo është vetëm një pjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat