Brenda 3 muajve, 129 persona të arrestuar për shkelje të masave të qeverisë për Covid-19

Lajme

Brenda 3 muajve, 129 persona të arrestuar për shkelje të masave të qeverisë për Covid-19

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 07:24
Ilustrim

Numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë dita-ditës po rritet, dhe këtë e tregon edhe IKSHPK, që po kryen testet në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR.

Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitive hiç më pak se 241, nga 419 mostra.

Personat e infektuar me Covid-19, duhet të vet-izolohen për një periudhë të caktuar kohore, por këtë shumë persona nuk po e respektojnë.

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, me vendim të prokurorit janë iniciuar shumë raste.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë periudhës mars-prill- maj për rastet e shkeljes së masave të qeverisë për Covid-19 janë arrestuar gjithësej 129 persona.

Vlen të kujtojmë faktin se vazhdimisht është bërë thirrje që të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19, kjo pasi që ende ekziston rreziku i përhapjes së virusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat