Lajçak deklarohet pas takimit Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Lajme

Lajçak deklarohet pas takimit Kosovë-Serbi në nivel ekspertësh

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:57
Lajcak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se diskutimet për personat e pagjetur dhe të zhvendosurit, ishin produktive.

Lajçak ka thënë se mezi pret takimin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi.

“Këtë javë disktuimet politike në nivel ekspertësh për personat e pagjetur dhe të zhvendosurit, ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve në nivel ekspertësh në mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe dje në Bruksel është zhvilluar takimi në mes Kosovës e Serbisë në nivel ekspertësh, ku prezent ishte koordinatori shtetëror Skender Hyseni, dhe nga pala serbe Marko Gjuriq.

Hyseni pas takimit ka thënë se “ka një dozë konstruktiviteti dhe vetëdije që duhet të ecet tutje”.

Ai, megjithatë, nuk dha detaje lidhur me temat konkrete nga takimi i së enjtes, por theksoi që ka “pajtim rreth elementëve të caktuar dhe se biseda ka qenë konstruktive”.

“Nuk ka marrëveshje për kapituj të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Ky ishte takimi i parë në nivel ekspertësh që prej se rifilloi dialogu më 16 korrik, kur u takua kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat