IKSHPK-ja me mesazh drejtuar qytetarëve

Lajme

IKSHPK-ja me mesazh drejtuar qytetarëve

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dhënë një mesazh për qytetarët qysh në mëngjes.

Kosova që nga muaji mars është duke u përballur me koronavirus, mirëpo në muajin korrik situata është vështirësuar edhe më shumë.

Duke e parë që qytetarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë apel te qytetarët që të respektojnë tri masat mbrojtëse, të cilat janë bazike për mospërhapjen e koronavirusit.

“Barte maskën, ruaje distancën, mbaje higjienën”, janë tri këshillat e IKSHPK-së që u publikuan edhe këtë mëngjes, drejtuar qytetarëve.

Theksojmë se aktualisht në tërë Kosovën janë 7 mijë e 137 persona të infektuar ku, 177 prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, ndërkaq 3 mijë e 874 persona kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.

Përderisa në tërë vendin janë 3 mijë e 86 raste aktive me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat