Për këtë Kurban Bajram do të ndalohet therja e kafshëve në shtëpi

Lajme

Për këtë Kurban Bajram do të ndalohet therja e kafshëve në shtëpi

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19

Ndër të tjera se Qeveria pritet të marrë vendim për ndalimin e therjes së kafshëve në çfarëdo ambienti të mbyllur apo të hapur.

Kjo pritet të lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve.

“Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo ambienti të hapur apo të mbyllur, përveç në ambientet e autorizuara për therjen e kafshëve”, thuhet në propozim-vendim.

Kjo masë dhe masa të tjera që pritet të hyjnë në fuqi sot, janë duke u votuar në mënyrë elektronike nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat