Liderët e Ballkanit sot mbajnë video-samit të organizuar nga Këshilli Atlantik

Lajme

Liderët e Ballkanit sot mbajnë video-samit të organizuar nga Këshilli Atlantik

Nga: F.B Më: 29 korrik 2020 Në ora: 09:09
Aleksandër Vuçiq

Si ka njoftuar Këshilli Atlantik sot do të mbahet video-samiti i liderëve të vendeve të Ballkanit ku do të marrën pjesë të gjithë liderët, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Në këtë takim sipas gazetës do të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq , kryeministri Hoti dhe liderët e vendeve fqinje.

Qëllimi i samitit është arritja e marrëveshjeve për çështje praktike dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të regjionit, ashtu që të ndihmohet regjioni në situatën e krizës së virusit sikurse edhe për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve.

Sipas Këshillit Atlantik marrëveshja do dëshmoj përkushtimin e liderëve për nxitje të rritjes ekonomike, lirisë së lëvizjes dhe kapitalit dhe masat që do ndërmerren do nxisin planin investimeve të jashtme dhe përshpejtimin e shfrytëzimit efikas të mjeteve të sanimit të situatës nga virusi.

Krahas Vuçiqit e Hotit në video-samit do të marrin pjesë edhe presidenti maqedon Pendarovski, kryeministri shqiptar Rama, ministrja e ekonomisë së Malit të Ti Sekuliq, kryesuesi i Këshillit të ministrave të BiH Tegeltija si dhe drejtori ekzekutiv i këshillit të Atlantikut Dejmon Vilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat