Punë në kohë pandemie, ky është vendi që ofron viza 1-vjeçare

Lajme

Punë në kohë pandemie, ky është vendi që ofron viza 1-vjeçare

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:17
Barbados

Barbados ka nisur zyrtarisht ‘Vizën e tij të Mirëseardhjes 12-mujore në Barbados’, një vizë e re që lejon punëtorët që vijnë nga vende të largëta të jetojnë dhe punojnë aty deri në një vit.

Aplikantët duhet të paraqesin dokumente, të tilla si një kopje të pasaportës së tyre dhe certifikatën e lindjes, në mënyrë elektronike. Mbajtësit e vizave nuk do të duhet të paguajnë taksën e të ardhurave në Barbados.

Është e rëndësishme të theksohet se udhëtimi jo-thelbësor nuk pranohet në shumë vende në mes të pandemisë së koronavirusit.

Në kohën kur pjesa më e madhe e botës punojnë nga shtëpia dhe nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime për shkak të pandemisë së koronavirusit, stimulimi i ri i Barbados lejon që njerëzit të zhvendosen në një destinacion popullor, siç thotë kryeministrja e vendit Mia Amor Mottley në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit për shtyp nga Marketingu i Turizmit në Barbados, ata nga vendet me rrezik të lartë (më shumë se 10,000 raste të reja të koronavirusit brenda shtatë ditëve të fundit), janë këshilluar të testohen brenda 72 orëve nga momenti i fluturimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat