Selimi: Kriminelët e luftës që fshihen në Serbi, do të jenë subjekt i drejtësisë së Kosovës

Lajme

Selimi: Kriminelët e luftës që fshihen në Serbi, do të jenë subjekt i drejtësisë së Kosovës

Nga: B.F Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:11
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë,Selim Selimi ka bërë të ditur se pas tërheqjës nga procedurat e Kuvendit të Projektligjit të procedures Penale Grupi punues me urgjencë ka filluar punën për plotësimin  dhe ndryshimin e këtij kodi.

Ai ka thënë se anëtarët e Grupit Punues, i  ka siguruar  për mbështetjen të plotë në ofrimin e kushteve të duhura profesionale për punë,. Transmeton “ Bota sot”.

Sipas tij çështjet që do të adresohen janë rregullimi i gjykimit në mungesë dhe suspendimi I zyrtarëve të lartë publikë,që akuzohen për vepra penale.

Postimi i plotë:

Pas tërheqjes nga procedurat e Kuvendit të Projektligjit të Kodit të Procedurës Penale në qershor të këtij viti, grupi punues me urgjencë ka filluar punën për plotësimin dhe ndryshimin e këtij kodi, në mënyrë që të finalizohet në kohë optimale.

Anëtarët e Grupit Punues, në takimin nismëtar, i sigurova për mbështetjen time të plotë në ofrimin e kushteve të duhura profesionale për punë. Është përgjegjësi e jona, që sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi ynë gjyqësor dhe prokuroial, t’iu gjejmë zgjidhje, duke avancuar legjislacionin për ta bërë këtë kod më efikas për sistemin e drejtësisë penale.

Dy çështjet kryesore që do të adresohen janë rregullimi i gjykimit në mungesë dhe suspendimi i zyrtarëve të lartë publikë, që akuzohem për vepra penale. Kriminelët e luftës që fshihen në Serbi do të jenë subjekt i drejtësisë së Kosovës!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat