Raund teknik i bisedimeve apo takim vendimtar – Çka e pret delegacionin serb sot në Bruksel?

Lajme

Raund teknik i bisedimeve apo takim vendimtar – Çka e pret delegacionin serb sot në Bruksel?

Nga: F. B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:15
Bruksel

Ka pak gjasa që administrata e Brukselit në takimin e sotshëm të dorëzoj draft marrëveshjen gjithëpërfshirëse biseduesve serb për çka në dy ditët e shkuara u bisedua edhe spekulua në opinionin serb, shkruan “Blic” nga qarqe diplomatike transmeton “Bota Sot”.

Informata se sot mund të i dorëzohet drafti i marrëveshjes gjithëpërfshirëse nga zyrtarët e Brukselit u paraqit para dy dite si përshpejtim i procesit të dialogut duke vënë delegacionin serb para aktit të kryer. Por si thotë zyrtarë të lartë nga selia e BE-së vështirë të ndodhë kjo në bisedimet teknike dhe Gjuriqit si udhëheqës delegacioni të i dorëzohet një draft marrëveshje.

“Kjo thjesht nuk është praktikë” thotë burim. Informata se në dyer të vogla është përgatitur marrëveshja që de facto është njohje e pavarësisë së Kosovës i ka habitur edhe zyrtarët në Beograd. Ata dje kanë kërkuar sqarime nga qendrat botërore rrteh kësaj thonë burimet e gazetës.

“Askush nuk ka pasur përfitime nga ky lajm dhe atë në prag të takimit të bisedimeve teknike, por do të shohim çka fshihet pas gjithë kësaj” thotë burimi nga kreu shtetëror.

Evropianët këtë e vërejtën, rastësisht apo jo kur Tribunali i Hagës në prag të udhëtimti të Thaçit në Uashington ngriti akuzën për krime, gjë që ndikoi në shtyrje të takimit edhe rrugës, që u kuptua si hap i BE-së për të rimarr ndërmjetësimin në dialog.

Nga atëherë Brukseli morri procesin në duar duke mbajtur rundin e parë me “shpejtësinë e Grenellit”, por pas takimit Vuçiq-Hoti pati deklarata të ndryshme.

“Biseda nuk ishte e lehtë, u biseduan temat e përcaktuara për të pagjeturit, zhvendosurit dhe ekonomi” tha Vuçiq.

Hoti tha se ka përparime në bisedime dhe “ ato janë në fazën e  përfundimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për çka nevojitet mbështetja nga dy palët”.

Daçiq: Pse drafti të sillet te Vuçiq kur ai nuk është në Bruksel?

Mediat kanë shkruar se në takimin e sotshëm Gjuriqt i dorëzohet drafti i marrëveshjes gjithëpërfshirëse nga administrata e Brukselit që de facto është njohje e Kosovës dhe ultimatum për Serbinë.

Daçiq ka thënë lajmin e ka marr nga mediat dhe kjo është befasi , ëq Serbia mos të dijë apo pyetet për këtë dhe kjo bëhet në këtë formë.

“Është e çuditshme si veprojnë, pse kur Vuçiq nuk është aty? Ai është i njoftuar për vazhdimin e dialogut në shtator. Nëse ka një dokument pse të i dorëzohet tash?. Ndoshta për të fituar kohë si presion ndja Serbisë në kohën e problemeve të brendshme dhe protestave dhe presioni i jashtëm edhe brendshëm janë anët e medaljes” tha Daçiq.

Nëse do ketë një dokument të tillë , Daçiq beson se Vuçiq do njoftoj opinionin dhe do jap përgjigje në harmoni me mbrojtjen e interesave kombëtare.

Janjiq: Nuk do ketë ultimatum, kjo është “thurje” ruse

Analisti politik Dishan JAnjiq ka thënë se në Bruksel sot nuk do ketë asnjë lloj ultimatumi për pranimin e pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se bëhet fjalë për ‘thurje” dhe huti pas të cilës mund të qëndroj interesi rus dhe disa politikan të koalicionit qeverisës, Vuçiq duhet të heq setrën dhe të përvjel mëngët dhe të shoh ku ulen miqtë e mëdhenj që i vendosin gur të nxehtë në këpuca” tha Janjiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat