Vuçiq: Dëshirojmë të marrim pjesë në dialog – duam të zgjidhim problemet shumë dekadave

Lajme

Vuçiq: Dëshirojmë të marrim pjesë në dialog – duam të zgjidhim problemet shumë dekadave

Nga: F. B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 10:55
Aleksandër Vuçiq dhe Avdullah Hoti

Thelbi i politikës së Serbisë është ruajtja e paqes edhe stabilitetit si për qytetarët tanë po ashtu edhe për regjionin ku jetojmë tha sot presidenti i Serbisë Vuçq në adresimin për qytetarët, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

“Në harmoni me këtë kemi vendosur të marrim pjesë në dialogun me Prishtinë me ndërmjetësimin e BE-së me qëllim të zgjidhim problemet e shumë dekadave që kemi” tha ai.

Ai tha se sot në Bruksel, ekipin e bisedimeve e udhëheq Gjuriq që është i përgatitur por edhe Serbia është gati për hapjen e arkivave dhe këtë do kërkoj edhe nga Prishtina.

Kur flitet për ekonomi, Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të bisedoj për ekonomi  dhe ajo është diçka thelbësore për përparim në shekullin 21..

Vuçiq tha se në konkluzionet e Këshillit Atlantik që mbajti dje video-samit me përfaqësues të Ballkanit ka hyr edhe qëndrimi për liri lëvizje edhe qarkullimi të mallrave.

“Një është liria e qarkullimit të njerëzve, mallrave edhe kapitalit e shërbimeve, pasi vetëm për lëvizjen e kamionëve si regjion humben 26 milionë orë në vit në regjion. Pika e dytë janë projektet që kemi përgatitur  dhe që janë dorëzuar” tha Vuçiq.

“Kur është fjala për Kosovën, jam i befasuar me deklaratën e Hotit se në Bruksel po përgatitet marrëveshja. Ne për atë nuk dimë asgjë, por do të kërkojmë që të bisedohet dhe të përmbushen gjithë ajo që u nënshkrua në Bruksel. Ne nuk na intereson çka është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe çka nuk është, por të përmbushen obligimet. Në harmoni m këtë, ne në Bruksel jemi me besim të mirë –tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat