Policët nuk u paguan për orët shtesë

Lajme

Policët nuk u paguan për orët shtesë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që disa muaj janë duke punuar me orar të zgjatur për shkak të pandemisë COVID-12. Mirëpo pavarësisht orarit 12 orësh, ata në muajin e fundit nuk janë paguar për orët shtesë. Nuk dihet arsyeja, mirëpo është parë një pakënaqësi të shumë zyrtar policor.

Ndërsa javën e kaluar, Sindikata e Policisë së Kosovës, duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situatë pandemie, iu është drejtuar me një kërkesë urgjente Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, duke specifikuar realizimin e kërkesave si në vijim:
Sigurimin shëndetësor dhe aksidental (në formë alternative), ngritja e pagës për punonjësit e Policisë së Kosovës në të gjitha nivelet, pagesa e pakos emergjente prej 300 (treqind eurove) gjatë pandemisë, pagesa e shujtës ushqimore dhe pagesa e ndërrimit të natës (pagesa/rritja shtese e ndërrimit të natës).

Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme rreth kërkesave të ngritura, është duke shqyrtuar mundësitë edhe të organizimit të protestës.

Burimet e IO brenda Sindikatës së PK-së kanë thënë se javën e ardhshme do të vendosin përfundimisht se cilët hapa do t’i ndjekin drejt realizimit të kërkesave të tyre.

Pakënaqësia e punonjësve të Policisë është shumë e madhe dhe në këtë situatë rënduar, kërkesat e tyre ndërlidhen direkt me stimulimin dhe motivimin e tyre për punë.

“Siç e dinë të gjithë, Policia e Kosovës që nga fillimi i kohës së pandemisë për shkak të virusit COVID 19, janë duke punuar me orare të ndryshme përfshirë orarin 12 orësh, duke mos kursyer as shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, ku kemi një numër të konsiderueshëm edhe të vet zyrtareve që kanë rezultuar pozitiv me virus, vetëm e vetëm që të mbajnë rend e qetësi publike dhe të dalin në mbrojtje të shëndetit publik, përderisa në anën tjetër nuk janë përmbushur dhe realizuar kërkesat e drejta të ngritura nga ana e Sindikatës së PK-së”, kanë thënë në Sindikatën e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat