Kuvendi nuk ua rriti pagat, por ja çka hanë epidemiologët e Kosovës për drekën e Bajramit

Lajme

Kuvendi nuk ua rriti pagat, por ja çka hanë epidemiologët e Kosovës për drekën e Bajramit

Nga: A.Zh Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:08
QKUK

Epidemiologia në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë Luljeta Gashi, ka treguar për kushtet e vështira, në të cilat po punojnë mjekët.

Ajo ka publikuar një fotografi të drekës së epidemiologëve, që përbëhet nga pasuli dhe sallata, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se ata po punojnë çdo ditë pa orar, vetëm që të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.

“Me fat Kurban Bajrami! Kjo është dreka e epidemiologëve për Bajram. Punojmë çdo ditë pa orar duke u kujdesur për shëndetin e juaj, kudo që jeni. #mbani maska#mbani distancë#lani duart”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Përkundër kushteve të vështira dhe sfidave në punë, Kuvendi i Kosovës, dje ka votuar kundër rritjes së pagave për mjekët dhe policët./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat