Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare të saj

Lajme

Haradinaj uron Zvicrën për Ditën Kombëtare të saj

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:48
Ramush Hradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Konfedetarën Zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës.

“Me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, uroj përzemërsisht institucionet dhe popullin zviceran në ditën më të rëndësishme për ta.
Mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një strorie suksesi. Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë europian”.

Sipas Haradinajt, bashkëatdhetarët që jetojnë në Zvicër tanimë janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të këtij shteti në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv, njofton Klan Kosova.

“Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportive”.

Haradinaj gjithashtu ka falënderuar Zvicrën për përkrahjen e jashtëzakonshme në procesin e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Padyshim, Zvicra është aleate e jona e veçantë dhe historike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat