Flamuri shqiptar valoi me mëngjes në zonën e piknikut sipër Gazivodës te Tutini – atë e hoqi ushtria e Serbisë - Bota Sot
Flamuri shqiptar valoi me mëngjes në zonën e piknikut sipër Gazivodës te Tutini – atë e hoqi ushtria e Serbisë

Lajme

Flamuri shqiptar valoi me mëngjes në zonën e piknikut sipër Gazivodës te Tutini – atë e hoqi ushtria e Serbisë

Nga: F.B Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:45
Flamuri shqiptar valoi me mëngjes në zonën e piknikut sipër Gazivodës te Tutini

Si ka njoftuar Tanjug një flamur shqiptar është vërejtur dje herët të valojë në zonën e piknikut afër Tutinit sipër Gazivodës, nuk dihet kush e ka vendosur ndërkohë që me t'u vërejtur atë e kanë heq ushtarët e Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen shumë qytetarë që janë në piknik, ndërkohë që arrijnë pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë që ngjitën në pjesën shkëmbore të kësaj zone dhe heqin flamurib shqiptar me shqiponjë.

Në njoftimin lidhur me këtë rast thuhet se në zonën ku qytetarët e komunës së Tutinit bëjnë piknik shpesh, sipër liqenit të Gazivodës një person tash për tash i panjohur ka vendosur flamurin shqiptar në një vend të dukshëm, i cili me një aksion të ushtrisë është hequr.

Si merr vesh Tanjug, flamuri është vërejtur në orët e hershme të ditës së sotme, pas kësaj njësi të ushtrisë së Serbisë të mobilizuara kanë arritur në vendin e ngjarjes me komplet pajisjet ushtarake dhe nën masa të sigurisë e hoqën atë.

Në rrjetet sociale në komunat e Sanxhakut si Novi Pazar edhe Tutin po qarkullon video e momentit të intervenimit ttë ushtrisë së Serbisë për heqjen e flamurit shqiptar.

Ky aksion jo zyrtarisht mësohet se ka ndodhur dje, kur kjo zonë u shfrytëzua nga pushues në zonën e pikni kut, ndërsa aksioni i heqjes ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat