​MF-ja shpallë konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës

Lajme

​MF-ja shpallë konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Ministria e Financave, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë dhe në bazë të Ligjit Nr. 04/L-273, me qëllim të emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, sot ka shpallur Konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu Ministria e Financave njofton të gjithë të interesuarit se konkursi është i hapur nga data 03.08.2020 deri më datë 01/09/2020.

Ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Informacionet rreth aplikimit për këtë pozitë mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Financave: https://mf.rks-gov.net/

Ministria e Financave siguron të gjithë aplikantët se i tërë procesi i rekrutimit do të jetë transparent dhe profesional, si dhe inkurajon kandidatet gra dhe nga komunitetet pakicë që të konkurrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat