Pas vërsuljes ndaj Vjosa Osmanit, Xhavit Ukaj merret edhe me Mimoza Kusarin: “Hajt se edhe kësaj ia mbyllim gojën”

Lajme

Pas vërsuljes ndaj Vjosa Osmanit, Xhavit Ukaj merret edhe me Mimoza Kusarin: “Hajt se edhe kësaj ia mbyllim gojën”

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:53
Xhavit Ukaj

Shefi i grupit të kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj ka reaguar ndaj deputetes së VV-së, Mimoza Kusari – Lilajt.

Hodaj e ka ofenduar atë në një postim në Facebook, duke quajtur të ndyrë dhe person me poshtërsi.

E në postimin e tij, ka komentuar deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i cili ka shkruar se “Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”, përcjellë "Bota sot".

Kjo deklaratë e tillë e deputetit Ukaj, vjen pak javë pasi ai iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat