IKSHP apel të moshuarve: Rrini në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Lajme

IKSHP apel të moshuarve: Rrini në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:48
Foto

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook i ka bërë apel të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHP-së, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Të nderuar qytetarë,

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat