Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën më të vogël në Kosovë

Lajme

Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën më të vogël në Kosovë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:36
Foto Ilustrim

Nëntë qytetarë të Dragashit kanë humbur jetën qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, si pasojë e këtij virusi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Dragashit, Shaban Shabani.

“Me lirimin e masave ndoshta ka qenë edhe pritur se do të rritet numri. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i lokalizojmë ato raste. Që nga fillimi i pandemisë deri sot kemi 50 raste të konfirmuara me Covid-19, për fat të keq 9 prej tyre nuk kanë mundur ta përballojnë. 20 raste janë të shëruar, ndërsa mbi 20 raste janë aktive deri më sot”, ka konfirmuar ai.

Në ndërkohë sot Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për dy raste të reja me Coronavirus në këtë qytet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat