Kosova, vendi prej ku kanë shkuar më së shumti të infektuar me COVID-19 në Gjermani

Lajme

Kosova, vendi prej ku kanë shkuar më së shumti të infektuar me COVID-19 në Gjermani

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Kosova është vendi prej ku kanë shkuar më së shumti të infektuar me COVID-19 në Gjermani.

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch, në katër javët e fundit në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë shkuar 608 persona të infektuar me COVID-19. Kësisoj, Kosova e ka kaluar Serbinë, Turqinë e Bosnjën nga vendet prej ku kanë shkuar më së shumti të infektuar në Gjermani.

“Në bazë të numrave të fundit të hartuar nga Robert Koch Institut, në katër javët e kaluara në territorin e Gjermanisë nga Kosova kanë ardhur 608 persona të infektuar me COVID 19. Të gjithë këta shtetas tanë (me shtetësi të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë apo me shtetësi të Gjermanisë) që kanë qëndruar në vendlindje paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që janë kthyer në Gjermani pas pushimeve. (Pasuar nga Serbia me 227 persona, Turqia 166, Bosnja e Herecegovina 105 etj.)”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada u ka bërë thirrje mërgimtarëv që të bëjnë kujdes gjatë pushimeve në Kosovës

“Ju lutemi të bëni kujdes gjatë pushimeve në Kosovë dhe të zbatoni udhëzimet e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Apelojmë pokështu që posa të futeni në territorin e Gjermanisë të bëni testet- në aeroporte dhe vendbanimet ku jetoni. Përndryshe do të ballafaqoheni me masa të ashpra nga autoritetet gjermane. Ruajeni veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat