Ky është 34 vjeçari nga Shtimja që vdiq nga koronavirusi

Lajme

Ky është 34 vjeçari nga Shtimja që vdiq nga koronavirusi

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:27
Afrim Tafa

Një 34 vjeçar nga Shtimja ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Afrim Tafa, që ishte edhe zyrtar në këtë komunë, ishte i shtrirë në Klinikën Infektive prej disa ditësh, por nuk arriti ta mposhtte këtë virus, njofton Klan Kosova.

Lajmin e konfirmoi kryetari i komunës Naim Ismajli, i cili tha se vdekja e të riut e preku shumë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpuntorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë.
Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”.

Mësohet se 34 vjeçari nuk ka pasë sëmundje tjera shoqëruese përveç COVID-19, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat