Ramush Haradinaj: Dasmat duhet të mbahen

Lajme

Ramush Haradinaj: Dasmat duhet të mbahen

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:09
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dale kundër qeverisë Hoti pjesë e së cilës është edhe partia e tij sa i përket mbajtjes së dasmave.

Haradinaj ka deklaruar se është për mbajtjes së dasmave në Kosovë, dhe këtë e arsyetoi me shkuarjen e shqiptarëve të Kosovës në plazhet e Shqipërisë ku tha se ata janë të “ngjitur me njëri-tjetrin”.

“Jam për me u mbajt dasmat, p.sh shkoj në Shqipëri, isha në Vlorë krejt i ki të Kosovës, në Durrës i ki të Kosovës, janë në plazh njerëzit si në ditë të pazarit. Pse mos mi mbajt na dasmat, p.sh në një distancë, nëse është e paraparë 1 metër e gjysmë distanca, nëse ka dezinfektues. Kemi mujt me shku pak më përpara, p.sh mi thënë pronarit të sallës së dasmave i ki këto kushte për mbajtje të dasmave”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai poashtu ka thënë se është pro hapjes së shkollave nga 1 shtatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat