Neuropsikiatri Jusuf Ulaj: Ata që mohojnë virusin COVID-19, nuk e kanë në rregull trurin e tyre

Lajme

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj: Ata që mohojnë virusin COVID-19, nuk e kanë në rregull trurin e tyre

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 00:48
Jusuf Ulaj

Neuropsikiatri Jusuf Ulaj thotë se virusi COVID-19 prej shumë organe njerëzore por sipas tij kur kalon në mushkëri rrezikon edhe jetën e njeriut.

“Por njëkohësisht ky virus prek edhe shëndetin mendor”, tha ai.

Ulaj për RTV Dukagjini thotë se nuk është gjithmonë e saktë kur nga IKSHPK-ja pas dy jave me virus i thërrasin pacientët dhe u thonë “jeni të shëruar”.

“Kjo nuk është gjithmonë e saktë. Ata mund të mos paraqesin rrezik për infektimin e tjerave por nuk kanë bërë analizat edhe në aspektin mendorë te atij pacienti”.

Neuropsikiatri thotë se ata që mohojnë ekzistencën e virusit nuk janë diçka në rregull pasi sipas tij njerëzit normal e kanë frikën nga virusi.

“Ata që mohojnë virusin unë lirisht mund t’i quaj njerëz të verbër ose njerëz që nuk është në rregull diçka me trurin e tyre pasi çdo njeri normal e sheh se ky virus ekziston dhe është në mesin tonë”.

Ulaj thotë se virusi shkakton frikë te njeriu pos dëmtimeve fizike.

“Në radhë të parë është frikë për vetën, frika për familjen se mos ata po infektohen, frika nga e ardhmja, frika nga humbja e vendit të punës, frika për shërbime shëndetësorë pasi disa institucione nuk i presin më pacientët”, tha ndër të tjera Jusuf Ulaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat