Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, ulet fluksi i automjeteve për Shqipëri - Bota Sot
Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, ulet fluksi i automjeteve për Shqipëri

Lajme

Moti i keq “frenon” pushuesit nga Kosova, ulet fluksi i automjeteve për Shqipëri

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë më i ulët se një fundjavë më parë, ndikuar kjo edhe nga rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus në të dy vendet.

Pavarësisht kësaj, krijimi i radhëve në këtë doganë ka qenë e pashmangshme.

Policia kufitare po punon me gjashtë sportele.

Qytetarët thonë se procedura e kalimit të kufirit është përshpejtuar këtë vit, pavarësisht kontrollit të temperaturës për çdo individ.

Gjithsesi në radhët e tyre vihet re një pasiguri për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat