Ushtria e Shqipërisë blen dron vëzhgues amerikan - Bota Sot
Ushtria e Shqipërisë blen dron vëzhgues amerikan

Lajme

Ushtria e Shqipërisë blen dron vëzhgues amerikan

Nga: F.B Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Shqipëria planifikon të blejë 6 fluturake të vogla vëzhguese amerikane RQ-20B Puma dhe pajisjet përcjellëse për vëzhgim ka transmetuar portali “Rrjeti i sigurisë së Ballkanit” transmetojnë “Beta”, përcjell Bota Sot”.

Sipas tekstit bëhet fjalë për dron që lancohen “nga dora” dhe tëcilët shfrytëzohen për vëzhgim në këmbësori, njësi speciale dhe marinë.

“Dron të ngjashëm të vegjël izraelit Skajlarh shfrytëzojnë edhe Kroacia, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut” shkruan portali dhe shton se fluturaket Puma të gjeneratës së re kanë mundësi kontrolli deri 20 kilometra dhe lartësi maksimale deri 150 metra he qëndrojnë në ajër deri 3 orë.

Rrjeti i Sigurisë së Ballkanit thotë se prodhimi i këtyre fluturakeve – kompania amerikane “Aerovajornement” ka dërguar kërkesë zyrtare për lidhjen e marrëveshjes me Ushtrinë tokësore të ShBA-ve që është përgjegjëse për leje të eksportimit të pajisjeve ushtarake.

Marrëveshja parasheh që ushtrisë shqiptare të i sigurohen 6 dron, tri linqe digjitale që transmetojnë informata, 6 komplete të pjesëve rezervë, një softuer për vëzhgim dhe marrëveshja për mbështetje logjistike në kohëzgjatje prej 2 viteve.

Pritet që kjo marrëveshje të marr dritën jeshile nga institucionet amerikane deri në fund të këtij viti, ndërsa afati për përmbushjen e saj të jetë fundi i 2022-së.

Përdorimi i dronëve fillimisht do bëhet në marinë, pastaj në këmbësori dhe në njësitet vëzhguese të ushtrisë shqiptare.

Puma është krijuar me kërkesë të komandës së njësisë për operacione speciale të ushtrisë së ShBA, por shfrytëzohet nga e gjithë ushtria amerikane në tokë edhe në det.

Ata përdoren në Britani, Gjermani, Belgjikë, Letoni, Estoni dhe Egjipt kryesisht në operacione speciale edhe shumëkombëshe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat