Ministri kroat i reagon Vuçiqit: Je në prag të politikës së dështuar të Millosheviqit

Lajme

Ministri kroat i reagon Vuçiqit: Je në prag të politikës së dështuar të Millosheviqit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:36
Gordan Radman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ndjenë keqardhje që politika në Beograd është shumë afër politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit.

Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka cilësuar “Ollujën” kroate si një përpjekje për spastrim etnik.

Sipas Radman, ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër, është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare.

“Na vjen keq që udhëheqja politike në Beograd është në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit të Serbisë së Madhe, dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër, është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ministri kroat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat