Ambasadorja kineze: Çështja e Kosovës të zgjidhet në kuadër të rezolutës 1244

Lajme

Ambasadorja kineze: Çështja e Kosovës të zgjidhet në kuadër të rezolutës 1244

Nga: F.B Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:21
Çen Bo

Kina përherë ka konsideruar se mënyra e drejtë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës  është në kuadër të rezolutës 1244 të KS të OKB-së ka vlerësuar ambasadorja e Kinës në Serbi Çen Bo, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Në tekstin autorial  në magazinën “Përparimi” që botohet nga Fondacioni për popullin serb dhe shtetin themelues i së cilës është SNS që publikohet në “Politika” Bo ka shkruar se “Kina angazhohet për dialog mes palëve relevante dhe zgjidhje të ndërsjellë të pranueshme  për çështjen e Kosovës”.

“Kina respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, kupton dhe mbështet interesat e saj në Kosovë dhe vlerëson përpjekjet që përmes dialogut të arrihet zgjidhja” tha ajo.

Më pas ajo ka folur për bashkëpunimin mes Kinës edhe Serbisë  në kuadër të iniciativës “Brezi dhe rruga” që u vlerësua si mahnitës.

“Projektet kinezo-serbe nuk janë ndaluar gjatë pandemisë, prodhimtaria në metalurgjinë e Smederevës dhe minierën në Bor, ndërtimi i hekurudhës mes Budapestit edhe Beogradit etj” tha BO.

Për shtatë vite të iniciativës “Brezi dhe rruga” janë nënshkruar 200 projekte dhe marrëveshje dhe në vitin e shkuar bilanci i shkëmbimeve mes Kinës dhe partnerëve ka tejkaluar një mijë e 300 miliardë dollarë.

Kina dhe BE shënojnë sivjet 45 vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike dhe Bo konstaton se edhe pse ka dallime e konkurrencë Evropa e bashkuar edhe stabile është në interes të Kinës.

“Bashkëpunimi mes Kinës edhe BE është më i madh se konkurrenca e ndërsjellë” tha ajo.

Sipas Bo ndikimi i pandemisë ka shpërfaq dallimet mes të pasurve dhe të varfërve. “Kina ka paralajmëruar 2 miliardë dollarë ndihmë ndërkombëtare për dy vitet qe vijnë për të mbështetur vendet e dëmtuar nga pandemia, posaçërisht ato në zhvillim , në mënyrë që të përshpejtojnë sanimin ekonomik edhe social” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat