Labinot Tahiri jep lajmin: I shpëtohet këmba vajzës nga Vitia!

Lajme

Labinot Tahiri jep lajmin: I shpëtohet këmba vajzës nga Vitia!

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:15
14 vjeçarja Arlinda me babain

Humanisti Labinot Tahiri, i cili me shoqatën e tij u ka dal në ndihmë shumë familjeve kosovare, kësaj radhe ka treguar se 14 vjeçarja Arlinda nga Vitia, derisa dje ishte afër për ta humbur këmbën e saj, sot ka ardhur lajmi i mirë nga Turqia se ajo mund t’i nënshtrohet një operacione pa humbur këmbën e saj.

Tahiri përmes një statusi në Facebook ka treguar se Arlinda e cila vuan nga tumori, tani ka nevojën e të gjitha bashkatdhetarëve, për t’ia mundësuar që të jetoj si gjithë moshatarët e saj.

Statusi i tij i plotë:

Apel pêr këtë vajzë!

Lexone ju lutem, po ashtu dhe sms që kemi pasur këto ditê me prindin e saj!

Të dashur qytetarë, afro një javë jemi marrur me një rast të një Vajze me emrin Arlinda, e cila është 14 vjeqe, ku mjeket në Mqedoni, i kanë thënë me ia prerë këmbën ku dje ka qenë dasht me u fut në sallë të operimit!

Unë kam insistuar të prindi i saj që mos me ia prerë këmben, dhe jemi marrur me spitalin në Turqi ku ata sot na gëzuan me lajmin
se : 'mundën me ia shpëtua pa i prerë këmben.

Jam teper i gezuar vellezer e mottra!

Pas pak spitali ma dergon profaturën dhe i lutem giithë popullatës dhe diasporês të ia mbledhim paratê që ti shpëtojë këmba të cilen e ka me semundjen e Tumorit.

Zoti ju bekoftë.

Labi-FKSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat