Sipas rekomandimeve të IKSHP-së sportistët, trajnerët dhe tifozët duhet të rikthehen në mënyrë të sigurt

Lajme

Sipas rekomandimeve të IKSHP-së sportistët, trajnerët dhe tifozët duhet të rikthehen në mënyrë të sigurt

Nga: D.B. Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:51
Vlora Dumoshi dhe Armend Zemaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovë Vlora Dumoshi, ka takuar Ministrin e Shëndetësisë  Armend Zemaj, për të biseduar lidhur me kërkesat e vazhdueshme nga organizatat sportive që janë duke u adresuar në MKRS.

Sipas Dumoshit, sportistët, trajnerët dhe tifozët duhet të rikthehen në mënyrë të sigurt, duke marrë parasysh natyrën specifike te sportit, sipas rekomandimeve te IKSHP-së.

“Gjatë takimit u dakorduam që të bëhet një ri vlerësim i situatës epidemiologjike e cila është e vështirë, por çdo herë duke parë angazhimin e fushës së sportit si prioritet në mënyrë që të ofrohet mbështetja profesionale për Grupin Këshillëdhënës në kuadër të MSH-së sipas rekomandimeve nga manualet e organizatave ndërkombëtare të sporteve veç e veç.”

Postimi i plotë:

Sot në takimin me Ministrin e Shëndetësisë z.Zemaj lidhur me kërkesat e vazhdueshme nga organizatat sportive që janë duke u adresuar në MKRS, menjëherë kam vepruar me Institucionet përgjegjëse që këto kërkesa të trajtohen me prioritet nga unë si Ministre e MKRS-së. Gjatë takimit u dakorduam që të bëhet një ri vlerësim i situatës epidemiologjike e cila është e vështirë, por çdo herë duke parë angazhimin e fushës së sportit si prioritet në mënyrë që të ofrohet mbështetja profesionale për Grupin Këshillëdhënës në kuadër të MSH-së sipas rekomandimeve nga manualet e organizatave ndërkombëtare të sporteve veç e veç. Duke pasur parasysh aftësinë e sportit për të kontribuar në mirëkuptimin e ndërsjellë në organizimin e stërvitjeve, ngjarjeve dhe duke iu nënshtruar situatës epidemiologjike në Kosovë, kërkuam që sipas rekomandimeve te IKSHP-së sportistët, trajnerët dhe tifozët duhet të rikthehen në mënyrë të sigurt, duke marrë parasysh natyrën specifike te sportit. Relaksimi i masave specifike të vendosura në sektorin e sportit për të penguar përhapjen e epidemiologjisë duhet të vazhdojë me kujdes dhe në mënyrë graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat