Nga ky shtet i erdhën vetëm 28 euro Kosovës, në përballje me pandeminë

Lajme

Nga ky shtet i erdhën vetëm 28 euro Kosovës, në përballje me pandeminë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Polonia ka kontribuar me një shumë solide për ti dalë në ndihmë Kosovës në përballje me virusin COVID-19.

Ky shtet ka derdhur 28 euro në fondin që po mbahet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Gazeta inFokus ka gjetur së në këtë fond tashmë janë mbledhur gjithsej 716,773.93 euro.

Polonia është e fundit në listën e shteteve që kanë kontribuar.

Shqiptarët në Zvicër janë ata që kanë kontribuar më shumë në këtë fond për ti dalë në ndihmë Kosovës.

Ata kanë derdhur një shumë prej  241 mijë euro.

Në vazhdim mund të gjeni listën me vendet dhe shumat me të cilat kanë kontribuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat