Gjokaj: Lista ''Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj'' favorite absolute te shqiptarët - Bota Sot
Gjokaj: Lista ''Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj'' favorite absolute te shqiptarët

Lajme

Gjokaj: Lista ''Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj'' favorite absolute te shqiptarët

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:44
Nik Gjeloshaj

Gazetari nga Tuzi, Anton Gjokaj i cili para një muaji paralajmëroi se subjektet shqiptare do të garojn me dy lista në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, thekson se megjithëse nuk erdhi deri te lista e përbashkët shqiptare është faktë që në këto zgjedhje ka më pak lista shqiptare se në zgjedhjet e mëparshme.

Shqiptarët më 30 gusht përformojnë me dy lista zgjedhore, lista shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj (ASH-Forca-LDSH-Levizja Perspektiva-Uioni i Tuzit) dhe koalicioni PD-UDSH-LDnëMZ. 

Më pakë lista shqiptare se në zgjedhjet e mëparshme.

Megjithëse nuk erdhe deri te lista e përbashkët shqiptare për të cilën më së shumti u angazhua diaspora është faktë që shqiptarët në këto zgjedhje garojnë me më pak lista se në zgjedhjet e mëparshme, thotë Gjokaj. 

 Lista ''Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj'' favorite absolute te shqiptarët.

Lista, e udhëhequr nga dy partitë më të mëdha shqiptare, Alternativa Shqiptare dhe Forca, në krye me dy politikanët e dëshmuar Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu është pa dyshim favorite absolute te populli shqiptar dhe pritet të marrë mbështetjen më të madhe.

Bartësi i kësaj liste Nik Gjeloshaj sipas hulumtimeve është duke e udhëhequr shumë mirë komunën e Tuzi dhe mbi 70% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij. Nga ana tjetër, Genci Nimanbegu, si Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, drejtoi seancat parlamentare me autoritet dhe përfaqësoi popullin shqiptar në mënyrën më të mirë. 

Gjokaj thotë se nëse shikojmë statistikat, subjektet që janë pjesë e kësaj liste përfaqësojnë 71 përqind të shqiptarëve në nivelin lokal. 

Forumi Shqiptarë (ASH-LDSH-Unioni i Tuzit) i cili është në pushtetë në komunën e Tuzit ka mbështetjen dhe votat e shqiptarve të Malësisë. Poashtu Forumi Shqiptarë do të fitojnë numrin më të madh të votave të shqiptarëve në Plavë,Guci,Rozhajë,Podgoricë. Ndërsa Forca si partia më e fortë në komunën e Ulqinit ka mbështetjen e shqiptarve në këtë komunë, thotë Gjokaj.

Shqiptarët po kthehen në partitë nacionale. 

Gjokaj konsideron se pas një sërë suksesesh që kohën e fundit kanë arritur partitë shqiptare, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që ishin të orientuar nga partitë qytetare po u kthehen partive nacionale shqiptare. 

Lista të cilën Gjeloshaj e udhëheqë është gjithmonë fituese.

E githë kjo është tregues se lista ''Genci Nimanbegu - Nik Gjeloshaj'' më 30 gusht do të fitojë mbështetjen më të madhe dhe do të dalë fituese te shiqptarët, sepse lista të cilën Gjeloshaj e udhëheqë është gjithmonë fituese, shprehet Gjokaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat