Si shikon NATO blerjen e armatimit kinez: Serbia ka të drejtë të zgjedh

Lajme

Si shikon NATO blerjen e armatimit kinez: Serbia ka të drejtë të zgjedh

Nga: F.B Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:11
Ilustrim

Furnizimi me mjete mbrojtëse është vendim kombëtar dhe Serbia ka të drejtë që lirshëm të zgjedh angazhimet nga fusha e politikës dhe sigurisë, ka kumtuar zyrtari anonim i NATO-së me rastin e informacionit për blerjen e sistemit raketor kinez FK-3 për nevoja të Ushtrisë së Serbisë, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

„Në të njëjtën kohë me rëndësi të merren parasysh harxhimet për furnizim nga fusha e mbrojtjes, gjatë gjithë shekullit jetësor të tyre që mund të jenë me rëndësi”, thuhet në përgjigjen për Zërin e Amerikës (VOA).

NATO dhe Serbia janë partner të afërt që janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit dhe në të njëjtën kohë aleanca respekton vendimin e Serbisë për neutralitet.

„Jens Stoltenberg, sekretari gjeneral i NATO-së, është në kontakt me presidentin Vuçiq dhe zyrtarë tjerë. Partneriteti ynë është i dobishëm për të dy palët. Bie fjala punojmë së bashku në përgatitjen e njësive emergjente për vërshime e zjarre. Ndihmojmë Serbinë në reformim të institucioneve të sigurisë”, thuhet në përgjigje.

NATO ka trajnuar ushtarin serb për misione ndërkombëtare paqësore. Aleanca veri-atlantike në 20 vjet e kaluara ka ndihmuar Serbinë me miliona euro në shkatërrimin e 230 ton municioni.

„Serbia dhe NATO punojnë së bashku në ofrimin e ndihmës për vendet tjera, siç është trajnimi i njësisë medicionale ushtarake në Irak. Serbia ka qenë pjesë kontribuuese e 30 aktiviteteve të NATO-së, si mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen nga armë biologjike, nukleare, radiologjike, kundër terrorizmit dhe sigurimin e njerëzve” .

Në përgjigje shtohet se disa aleat partner të NATO-së si Austria, çekia, Turqia kanë ofruar ndihmë medicionale për Serbinë gjatë pandemisë.

Në lidhje me raportet e BE me NATO, ata orientojnë informim nga zyrtar të BE-së.

„Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit janë me rëndësi për NATO për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Demokracia, sundimi i ligjit, reformat dhe raportet e mira fqinjësore janë vitale për përparim të regjionit. Mbi 20 vite kemi kontribuar për ruajtjen e paqes edhe stabilitetit në Ballkan” thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat