Rushiti takohet me grupin e Grave Deputete: Mbështetja institucionale është një prej shtyllave kryesore

Lajme

Rushiti takohet me grupin e Grave Deputete: Mbështetja institucionale është një prej shtyllave kryesore

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:33
Foto nga takimi

QKRMT ka vazhduar bashkëpunimin me grupin e Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës edhe në kuadër të kësaj legjislature.

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Vlora Limani-Hajnuni është pritur në takim nga drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, Feride Rushiti.

Rushi ka njoftuar kryetaren Limani-Hajnuni rreth punës se kaluar dhe aktivitetet aktuale të organizatës.

Pos tjerash në këtë takim u diskutua edhe për të çuar përpara agjendën e mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Mbështetja institucionale është një prej shtyllave kryesore të përkrahjes së mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës, andaj QKRMT vlerëson interesimin dhe angazhimin e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga QKRMT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat