Pandemia pluhuri n'erë

Lajme

Pandemia pluhuri n'erë

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:11
Në Rezallë

Në Rezallë me tel të sharkisë,

s'ia vënë veshin pandemisë,

si gjithmonë i këndojnë trimërisë.

Në vend të largësisë me gotë të rakisë,

këngë mbas kënge e cakërrim gotash

rreth e m'rreth mbushur plot oda.

Maskat në xhepa ja diku në shportë,

se virusi s'i mbërrin dot.

Këmba e Thaçit kudo që shkelë,

pandemia pluhuri n'erë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat