Hulumtim tek të rinjtë në Serbi: Të rinjtë nuk ju besojnë politikanëve për Kosovën dhe janë kundër NATO-së dhe BE-së

Lajme

Hulumtim tek të rinjtë në Serbi: Të rinjtë nuk ju besojnë politikanëve për Kosovën dhe janë kundër NATO-së dhe BE-së

Nga: F. B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

Shumica e të rinjve serb të anketuar konsiderojnë se Serbia duhet të vazhdoj fushatën për tërheqjen e njohjes së Kosovës (36 për qind), pastaj për që të punohet në pajtimin me shqiptarëve e serbëve e çështja e Kosovës të lihet më vonë (21 për qind), ndërsa 12 për qind konsiderojnë se Serbia duhet të njoh Kosovën me kufij të ndryshuar ashtu qe shumica e banorëve serb të jetë në Serbi, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Kjo është një pjesë e rezultateve të hulumtimit gjithëpërfshirës të organizatës Kulmore të Rinjve të Serbisë (KOMS) me emërtimin „ Raporti alternativ për pozitën edhe nevojat e të rinjve në Serbi 2020”, që u publikuar me rastin e ditës së të rinjve.

Një nga autorët politologu Boban Stojanoviç theksoi se hulumtimi është bërë në maj dhe qershor, në te morën pjesë 1 mije e 219 të anketuar nga mosha 15 deri 30 vjet. Rreth 63,6 për qind e të rinjve të anketuar jetojnë në banesa familjare, vetëm 10 për qind kanë banesa të veta. Nga hulumtimi doli se 63 për qind e tyre nuk punojnë dhe fitojnë, ndërsa 5 për qind po dhe kanë paga 80 mijë dinarë.

Dy të tretat e të rinjve në Serbi konsiderojnë se nuk duhet pasur asnjë bashkëpunim me NATO (59 për qind), se demokracia është forma më e mirë e sundimit të ligjit (45 për qind) dhe Serbisë i duhet një lider e udhëheqës i fortë mendojnë 56 për qind.

“Kur krahasohen rezultatet me hulumtimet e viteve të shkuara, shihet se ka rënie në numrin e atyre që shikojnë pozitivisht BE nga 26 në 18 për qind dhe atyre që kanë mendim negativ është rritur nga 28 në 41 për qind” thuhet në raport. Kështu hyrjen në BE nuk e mbështesin 46 për qind ndërsa vetëm 33 e mbështesin.

Të rinjt rreth politikës informohen nga interneti dhe portalet (76 për qind), rrjetet sociale (74), Tv (51) ndërsa vetëm 15 për qind nga gazetat. Vetëm 5 për qind konsiderojnë se zgjedhjet ishin korrekte ndërsa tri të katërtat nuk i besojnë asnjë politikani.

Krahasuar me të kaluarën ka rënie besimi në institucione (përveç Kishës), të rinjtë i besojnë ushtrisë (nota 2,88),ndërsa ministrit të mbrojtjes (1,28).

Të rinjtë 15-19 vjet nga Serbia jugore e lindore i beson më së shumti Vuçiqi (nota 1.70) bazuar në indeksin nga një *nuk kam besim( deri 5 (besim të madh).

Femrat e reja konsiderojnë se pozita e gjinive nuk është i njëjtë dhe janë të diskriminuara, po edhe të rinjtë mendojnë se në rastet e dhunimit ka fajësi edhe tek femra.

Dhunës fizike edhe verbale i janë nënshtruar 65 për qind e të rinjve.

Rreth çështjes se problemeve kryesore në shoqëri , të rinjtë mendojnë se ato janë papunësia, sistemi i vlerave dhe sistemi arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat