Ish-agjenti i SHIK-ut: Kurrë prej burgut nuk pasna pas me dal përshkak se këta komandanta... - Bota Sot
Ish-agjenti i SHIK-ut: Kurrë prej burgut nuk pasna pas me dal përshkak se këta komandanta...

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kurrë prej burgut nuk pasna pas me dal përshkak se këta komandanta...

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2020 Në ora: 08:57
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, parmes një postimi në Facebook, ka folur për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ky ligj i cili nuk u votua gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, sipas Miftarit po të miratohej, ai kurrë nuk do të dilte nga burgu.

Kjo për faktin se iu ishte ndaluar me ligj me i kritikuar ose me i akuzua komandantët, që sipas tij, janë të korruptuar.

Postimi i plotë:

Po të miratohej ligji për kinse mbrojtjen e ''vlerave të luftës" 21 vit pas luftës do ishte e ndaluar me ligj me i kritiku, me i akuzu ose me i sha profiterat (hajnat) e luftës dhe të pas luftës njerëzit e korruptuar si Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Agim Qekun, Kadri Veseli, Adem Grabovcin, Sami Lushtaku.....kjo do të thoshte se un kurrë prej burgu nuk pasna pat më dal 🙄😳😢😭😉.!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat