Reagon Gjuriq pas ndalimit të peshkopit Teodosije në Jarinje

Lajme

Reagon Gjuriq pas ndalimit të peshkopit Teodosije në Jarinje

Nga: F. B. Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:23
Gjuriq

Peshkopi i Rashkës-Prizrenit  Teodosija mbrëmë është ndaluar në kalimin administrativ në Jarinje, ka thënë Marko Gjuriq që theksoi se ky akt është fyerje e gjithë popullit serb dhe Kishës ortodokse, të cilës i porositet se drejtat e tyre të pakontestuar mund të shkelen nga çdo punonjës administrativ, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Pamundësimi i njeriut tonë me dinjitet të lartë kishtar që të lëviz lirshëm është shkelje flagrante e lirisë dhe drejtave fetare dhe flakaresh të gjithë besimtarëve ortodoks në Kosovë, ka shkruar Gjuriq në kumtesën e zyrës që drejton.

Kjo që peshkopin Teodosije, pas largimit nga kalimi administrativ dhe maltretimit verbal kinse për shkak të dy kanistrave me mjaltë dhe në fund pastaj është lejuar që të hyj nuk e bënë këtë incident si më të vogël ka thënë a.

Gjuriq ka thënë s kjo është lëndim brutal në llogari të serbëve dhe Kishës ortodokse dhe shprehje e mos kulturës dhe ekstremizmit politik në secilin hap sikur ka nevojë që të tregohet mos durim ndaj kulturës serbe, besimit dhe traditës.

“Kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë që të i tërheqin vërejtjen Prishtinës në sjelljet e tilla të papranueshme dhe përfundimisht të kuptojnë se çdo  sulm ndaj SPC në të vërtetë  është sulm ndaj karakterit ortodoks të krahinës dhe kulturës evropiane në tërësi dhe të sillen në harmoni me këtë”, tha Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat