“35 euro dënim për personat që nuk e bartin maskën dhe nuk e mbajnë distancën”

Lajme

“35 euro dënim për personat që nuk e bartin maskën dhe nuk e mbajnë distancën”

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, i cili ishte i propozuar nga disa deputetë në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Pas miratimit të ligjit Anti-COVID, këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Artan Murati, ka shkruar se gjithë ata që nuk i bartin maskat dhe nuk e mbajnë distancën sociale do të dënohen me nga 35 euro.

“Me hyrjen në fuqi të ligjit Anti-COVID, mos bartja e maskës dhe mos mbajtja e distancës dënohen me 35 euro.

Policia ka autorizime të plota ligjore për veprim”, shkruan Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat