Janjiq sulmon dhe i quan të rrezikshëm njerëzit e EULEX dhe Gjykatës Speciale - shfrytëzojnë situatën në Kosovë e marrin mijëra euro

Lajme

Janjiq sulmon dhe i quan të rrezikshëm njerëzit e EULEX dhe Gjykatës Speciale - shfrytëzojnë situatën në Kosovë e marrin mijëra euro

Nga: F. B. Më: 15 gusht 2020 Në ora: 13:48
Gjykata Speciale

Drejtori i Forumit për Raporte Etnike, Dushan Janjiq lidhur me ftesën e të dërguarit special amerikan Grenell për takim mes Beogradit e Prishtinës në Uashington, ka thënë se nuk pret obstruksion nga pala shqiptare” , shkruan “Alo”, transmeton “Bota sot”.

“As obstruksion i parë nuk erdhi nga pala shqiptare. Nuk ishte as komplot nga Berlini si flitet. Kjo ishte goditje e pavarur nga njerëzit nga Gjykata Speciale edhe EULEX-i lidhur me funksionet edhe karrierën e tyre. Ata janë njerëz të rrezikshëm edhe burokrat që për 20 vite marrin 10 deri 15 mijë euro pa bërë asgjë”, tha Janjiq.

Sipas situata të ngjashme kanë ndodhur kur presidenti i Kosovës Thaçi nuk donte të nënshkruante vazhdimin e marrëveshjes me EULEX.

"Nuk na përket neve të përcaktojmë rolin e EULEX, por ajo është ekip që duhet të shpërndahet. Ajo nuk solli asnjë dobi, ajo gjithçka q[ ka mundur e bëri mbrapshtë. Ka aty disa njerëz që janë të ndërlidhur me veprat e politikanëve. Jam i sigurt se Thaçi nuk do nënshkruaj vazhdimin e qëndrimit të tyre. Ata tash angazhohen që të fitojnë presidentin dhe kalkulojnë a është Haradinaj ai i mundshmi apo ndonjë tjetër. Por aktualisht nuk mund bëjnë obstruksion për takimin në Uashington sepse janë zbuluar dhe Amerika edhe ambasadori amerikan nuk lejon”, tha ai.

Ai tërhoqi vërejtjen se "Miroslav Lajçak dhe Zhosep Borel dhe Komisioni Evropian duhet të marrin leksion sepse EULEX është përgjegjësia e tyre dhe jo përgjegjësia e Beogradit e as e Prishtinës”.

I dërguari special amerikan për dialog mes Kosovës e Serbisë, Grenell paralajmëroi takimin mes përfaqësuesve të dy palëve me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Fillimisht ky takim në Uashington ishte paralajmëruar me 27 qershor po u shty për shkak akuzave nga Gjykata Speciale për Thaçin edhe Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat