Aktivistja thumbon Kurtin: Albin, sa libra i ka lexu Agimi?

Lajme

Aktivistja thumbon Kurtin: Albin, sa libra i ka lexu Agimi?

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 16:53
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Sot u bën 3 vite nga diplomimi i dyshimtë i kryetarit të Komunës, Agim Bahtirit.

Për këtë është deklaruar edhe aktivistja Neri Ferizi, e cila ka ironizuar me Albin Kurtin pasi mban në parti Agim Bahtirin.

“Albin, sa libri i ka lexu Agimi!?”, shkruan Ferizi, duke ironizuar me statusin e para disa ditësh ku ankohej se nuk po lexojnë qytetarët.

Lexoni reagimin e plotë të Ferizit:

Sot janë bërë 3 vite nga diplomimi i Agim Bahtirit. Sipas “Jepi zë”, Agimit i është dhënë diploma pa i përfunduar tre vite, sikur se studentëve të dalluar. Edhe atë duke bërë marrëveshje të dyshimtë me Kolegjin.

Në anën tjetër, njeriu i cili i dha shumë mbështetje Agimit për t’u bërë kryetar i Komunës së Mitrovicës e njëkohësisht e bëri pjesë të strukturave të VV-së, Albin Kurti – i kritikon qytetarët që nuk po lexojnë mjaftueshëm.

Albin, sa libra i ka lexu Agimi!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat