Flet gjinekologu nga Kosova pasi humbi vëllain si pasojë e koronavirusit

Lajme

Flet gjinekologu nga Kosova pasi humbi vëllain si pasojë e koronavirusit

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:51
Ibrahim Rexhaj

Gjinekologu nga Peja, Ibrahim Rexhaj, pasi ka humbur vëllain si pasojë e koronavirusit, thotë se vdekja e tij për një kohë shumë të shkurtër pas infektimit është përjetuar rëndë.

Prandaj ai thotë se është për të ardhur keq që një pjesë e njerëzve nuk besojnë se ekziston koronavirusi.

“Ata nuk u besojnë ekspertëve shëndetësorë, por besojnë në persona të tjerë që pretendojnë se nuk ka virus. Kosova që aktualisht nuk ka më shumë se 1.4 milion banorë, te këtë mbi 416 të vdekur është një tragjedi për të gjithë ne. Kjo ka ardhur nga mosruajtja dhe dëgjimi i atyre që thanë se nuk ka koronavirus por është konspiracion. Unë pajtohem se sot mbi 30% e popullatës është e infektuar me apo pa simptoma”, ka thënë ai në Rtv Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat